Golden State Warriors çojnë në 2:0 serinë ndaj Portland Trail Blazzers.
Nuk ka befasi në NBA, pasi që Golden State Warriors, Houston Rockets dhe Washington Wizards arritën fitoret e radhës në playoff.
Nënkampionët me lehtësi mposhtën Portlandin 110:81, duke e dominuar ndeshjen që nga fillimi e deri në fund. Warriors në këtë takim u paraqitën pa Kevin Durant, por loja ekipore bëri që mos të ndihet mungesa e tij. Stephen Curry me 19 pikë dhe Klay Thompson me 16 ishin liderë të skuadrës nga Oakland, që tani ka një avantazh të dukshëm prej 2:0 në serinë ndaj Blazzers.
Ndeshja më interesante që tërhoqi vëmendje të madhe ishte padyshim ajo në mes Houston dhe Oklahomas me ballafaqimin e dy yjeve të këtij sezoni Harden-Westbrook që janë edhe kandidatë për MVP.
Ekipi nga Teksas triumfoi në fund115:111 duke e çuar në 2:0 avantazhin ndaj Thunder. Russell Westbrook shkëlqeu me një triple-double fantastik, prej 51 pikëve 13 asistimeve dhe 10 kërcimeve, por kjo nuk mjaftoi për të shmangur disfatën e Oklahomas.
Në anën tjetër, Harden u mbështet te ndihma e skuadrës së tij për të shënuar 35 pikë vendimtare në suksesin e dytë të shtëpisë, duke i siguruar Houstonit një avantazh të konsiderueshëm.
Nuk gabojnë as Washington Wizards, që triumfojnë ndaj Atlanta Hawks 109:101./Arbresh.info/
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation