Prokuroria Speciale po heton të përfshirët në rastin e PTK-së

11:26 | 20 Prill 2017
Arbresh.info

Prokuroria Speciale është duke hetuar çështjen e vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit që PTK të paguajë 30 milionë euro dëmshpërblim ndaj kompanisë Z-Mobile.

Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi ka komentuar sot deklaratat e kryeministri Isa Mustafa se duhet të hetohen të përfshirët dhe se nuk është në dijeni se kush ka përfituar në këtë rast, shkruan arbresh.info.

“Ky rast është duke u trajtuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës dhe i kemi ndërmarrë veprimet e para në drejtim të grumbullimit të informatave për të filluar procedurën penale. Sigurisht se do të ndërmarrin veprime për t’i vërtetuar të gjitha ato implikime”, ka thënë Lumezi./Arbresh.info.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme