Ditëlindja e Hitlerit: 20 fakte që zor se i dini për të

09:15 | 20 Prill 2017
Arbresh.info

Më 20 prill 1889 lind Adolf Hitler. Lindur në Austri, Hitleri ishte politikan austriak, kryetar i Partisë Naziste gjermane, kancelar 1933-1945 dhe diktator i Gjermanisë naziste nga 1934 deri më 1945, kur u vetëvra ne Berlin. Hitleri mban rekordin si personi përgjegjës për numrin më të madh të vrasjeve, brenda një kohe sa më të shkurtër, transmeton arbresh.info.

Fakte interesante:

1. Adolf Hitleri e adhuronte Henry Fordin deri në atë pikë, sa që e përmendte në fjalime, mbante fotografitë e tij; i jepte atij rregullisht dhurata për ditëlindje.

2.Hitleri u shpall i vdekur para botës në 1 maj 1945. Saktësisht 66 vjet më vonë, Osama Bin Ladeni u shpall i vdekur.

3.Plani i Hitlerit për Moskën ishte që të vriste të gjithë banorët dhe ta shndërronte në liqen.

4.Hitleri mendonte se ishte tmerrësisht tërheqës seksualisht për gratë, kështu që bënte sikur ishte i palidhur me askënd.

5.Gjenerali gjerman i Luftës së Dytë, Ervin Romel refuzoi të zbatojë urdhrin e Hitlerit për të ekzekutuar të burgosurit hebrenj të luftës.

6.Nuk duhet të harrojmë se gjithçka që Hitleri bëri në Gjermani ishte “e ligjshme” – Martin Luther King.

7.Adolf Hitleri donte të bëhej arkitekt, por ngeli në provimin e hyrjes në shkollën e arkitekturës në Vjenë.

8.Adolf Hitleri, nga 1942 deri ditën e vdekjes në 1945, kishte varësi nga metamfetamina e kristaltë. Edhe ushtarët nazistë merrnin metamfetaminë.

9.Personi që projektoi bunkerin e Sadam Huseinit ishte stërnipi i gruas që projektoi bunkerin e Hitlerit.

10.Fituesit në Olimpiadën e 1936-ës në Gjermani morën nga një pemë lisi si dhuratë nga Hitleri.

11.Edhe Hitleri, edhe Stalini ishin kandiduar një herë për Çmimin Nobel për Paqen.

12.Hitleri kishte frikë nga dentisti, pëlqente të hante ëmbëlsira, kishte shkrim dore femëror dhe dyshohej se ishte homoseksual.

13.Adolf Hitleri mori 28 lloje të ndryshme ilaçesh për gazrat e stomakut, duke përfshirë kokainën dhe amfetaminat.

14.Gandi i shkruajti një herë një letër “mikut të shtrenjtë” që të mos shkonte në luftë. Ky miku ishte Adolf Hitleri.

15.Në Luftën e Parë Botërore, një ushtar britanik me emrin Henry Tandey i shpëtoi jetën një ushtari gjerman, i cili më vonë u identifikua me emrin Adolf Hitler.

16.Udhëheqësi nazist, Adolf Hitler kishte vetëm një testikul. Tjetrën e kishte humbur në Betejën e Sommes, në vitin 1916.

17.Në vitin 1938, revista Time e zgjodhi Hitlerin si njeriun e vitit.

18.Hitleri bëri plane të vriste William Churchillin me çokollatë shpërthyese.

19.Hitleri mblidhte me kujdes sende të hebrenjve dhe bëri foto të hebrenjve, për t’i mbajtur në atë që ai e quante “Muzeu i një race të shfarosur”.

20.Një shkrimtar gjerman shkroi një roman bestseller, në të cilin Hitleri zgjohet në Berlinin modern, pa kujtime që nga viti 1945, dhe bëhet komedian.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme