Australia do ta bëjë më të vështirë marrjen e shtetësisë në ndryshimet e reja që pritet t’i bëjë në procesin e migracionit.
Qytetarët aspirantë do të kalojnë nëpër teste më të vështira në aftësitë e tyre të gjuhës angleze dhe aftësisë për të dëshmuar “vlera australiane”, ka thënë kryeministri Malcolm Turnbull, transmeton portali arbresh.info.
Aplikantët duhet gjithashtu të kenë përfunduar katër vjet si banorë të përhershëm – tre vjet më shumë se aktualisht.
Ky veprim vjen dy ditë pasi Australia zbuloi kërkesa më strikte të vizave për punonjësit e kualifikuar që vijnë nga jashtë.
Turnbull tha se ndryshimet do të siguronin që migrantët të ishin më mirë të integruar në komunitet./Arbresh.info
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga