Google ADS

Në Serbi vazhdojnë protestat kundër “diktaturës”

08:47 | 20 Prill 2017
Arbresh.info

Pavarësisht shiut dhe motit të ftohtë, disa qindra njerëz morën pjesë në protestën në Beograd të mërkurën mbrëma. Ishte kjo dita e 17-të e demonstratave kundër partisë në pushtet.

Demonstratat kundër, siç thuhet, “diktaturës” kanë nisur në Beograd dhe qytete të tjera të Serbisë më 3 prill, një ditë pasi kryeministri Aleksandar Vuçiq fitoi zgjedhjet presidenciale.

Protestuesit thanë se kërkojnë lirinë e medias, shkarkimin e “elitës politike” të udhëhequr nga Vuçiq, heqjen e “të gjithë zyrtarëve të korruptuar”, si dhe zgjedhje “të drejta dhe të lira”.

Ndërsa protesta përfundoi para Parlamentit serb, organizatorët njoftuan se ajo do të rifillojë mbrëmjen e sotme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme