Lajmi për kosovarin i cili të dielën ka vrarë një boshnjak në Vjenë dhe është dorëzuar vetë në polici, për të cilin ka shkruar edhe albinfo.ch. vazhdon të jetë aktual edhe sot.
Siç shkruajnë mediat austriake, personi 26 vjeçar me rastin e marrjes në pyetje ka thënë se nuk ka pasur qëllim ta vriste viktimën. “Unë kam dashur vetëm ta godisja me revole në kokë por papritmas revolja ka shkrepur”.
Sipas një dëshmitari, dorasi dhe viktima kishin qenë së bashku në kafen “Blanco” ku kishin biseduar miqësisht dhe pa probleme. Por vetëm pasi kanë dalë nga lokali, ka shpërthyer zënka mes tyre. Ai beson se shkak për këtë konflikt ka qenë një femër që kanë njohur të dy. Sipas tij, ka qenë boshnjaku ai që e ka goditur me shuplakë kosovarin, transmeton albinfo.ch. Po ashtu ai ia ka drejtuar atij dozën e sprejit por nuk ja ka qëlluar. Si reaksion, kosovari i cili ka punuar si truproje në një diskotekë e ka goditur me revole por revolja është shkrepur dhe ka ndodhur vrasja.
Sipas avokatit të kosovarit, vetë sjellja e tij pas krimit flet vet në të mirë të klientit të tij. Pra ai është paraqitur në polici dhe ka pranuar aktin e kryer. Veç kësaj shenjat e lëndimeve të pësuara në fytyrë tregojnë se ai ka qenë i sulmuar. Për më tepër, policia ka alarmuar autoambulancën pasi që kosvari ankohej nga dhembjet në kokë, si pasojë e goditjeve me grushte që kishte pësuar.
Sidoqoftë, prokuroria po i zhvillon hetimet për vrasje të rëndë. Lidhur me caktimin e paraburgimit do tëevndosë Gjykata e Landit të Vjenës, të mërkurën.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?