Allegri: Juve duhet të përmirësohet ende

23:41 | 19 Prill 2017
Arbresh Info

Trajneri Massimiliano Allegri ka thënë pas ndeshjes se vetëm një ekip i mrekullueshëm siç është Juventusi mund të kualifikohet ndaj një ekipi siç është Barcelona, por shton se Juve duhet të përmirësohet ende.

“Bianconerët” fituan 3 me 0 takimin e parë në kuadër të çerekfinales në Torino dhe në ndeshjen kthyese ‘Camp Nou’ bllokuan me “muret” e tyre treshen e gjigantit katalunas në front MSN-në, transmeton portali arbresh.info.

Lexo më shumë: Befason ylli i Barcelonës: Juve e meritoi kualifikimin

“Ne duhet të bëjmë komplimente ndaj djelmoshave për atë që kanë dhuruar gjatë gjithë sezonit. Është një hap tjetër përpara, një kualifikim i merituar kundër një kundërshtari të nivelit të lartë”, tha Allegri.

“Jam i lumtur me djelmoshat tanë, por gjëja kryesore është që të mos qëndrojmë në formën aktuale, ne duhet të përmirësohemi”, shtoi ai./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme