Malaysia Airlines, aeroplani i së cilës me 239 udhëtarë u zhduk para tri vitesh, është bërë kompania e parë ajrore që ka nënshkruar marrëveshjen për përcjelljen e fluturimeve nga hapësira.
Sipas marrëveshjes së arritur me kompanitë Aireon dhe FlightAware, sistemi i ri do të mundësojë përcjelljen e fluturimeve në gjithë botën, madje edhe në rajonet polare dhe oqeanet më të largëta, thuhet në deklaratën për media të kompanisë Aireon, e cila merret me përcjelljen e trafikut ajrore nga hapësira, transmeton Bloomberg.
Rrjeti i ri satelitor i Aireon, i cili vendoset bashkërisht me kompaninë Iridium Communications, duhet të përfundojë në vitin 2018.
Aeroplanët në shumicën e fluturimeve ndërkombëtare përdorin teknologjinë ADS-B për dërgimin e lokacioneve të tyre, ndërsa sinjali mund të përcillet nga toka ose hapësira. SHBA tashmë ka vendosur sistemet tokësore për përcjellje për ADS-B.
Aeroplani në fluturimin MH370 ishte nisur më 8 mars 2014 nga Kuala Lumpur drejt Pekinit. AI ndërkohë kishte ndërruar drejtimin mbi Malajzi dhe pastaj ishte drejtuar kah pjesët e largëta të Oqeanit Indian.
Pas hulumtimeve shumëvjeçare, aeroplani nuk është gjetur kurrë.
Nëse sistemi i ri Aireon për përcjellje do të mund të ndihmonte në gjetjen e aeroplanit në këtë fluturim, nuk është në tërësi e qartë, konkludon Bloomberg.
Në fluturimin e kobshëm MH370 transmetuesi i lokacionit të aeroplanit ishte shuar, me siguri qëllimisht, dhe se aeroplani nuk ishte i dukshëm as në rrjetin satelitor.
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag