Google ADS

Pique: Juve e meritoi kualifikimin

23:24 | 19 Prill 2017
Arbresh Info

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique ka lavdëruar gjigantin italian duke thënë se ata e merituan kualifikimin në rundin tjetër të UEFA Ligës së Kampionëve.

“Blaugranët” u eliminuan nga “Zonja e Vjetër” mbrëmjen e së mërkurës me rezultat të përgjithshëm 3 me 0, shkruan portali arbresh.info.

Lexo më shumë: Neymar shpërthen në lot pas ndeshjes (FOTO)

“Ata janë një ekip i mrekullueshëm. Ata në përgjithësi ishim më të mirë dhe e merituan për të vazhduar tutje”, tha mbrojtësi spanjoll pas ndeshjes.

“Ata janë italianë, ata dinë mirë se si të mbrohen, janë specialistë. Ata erdhën për të luajtur futbollin e tyre dhe ia dolën me sukses”, përfundoi shtylla e gjigantit katalunas në mbrojtje./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme