“Anijet luftarake janë nisur drejt Koresë Veriore?!”, Pentagoni jep sqarim

21:46 | 19 Prill 2017
Trina Galanxhi

Shefat e mbrojtjes amerikane kanë qartësuar vendndodhjen e anijeve luftarake që presidenti Trump gabimisht deklaroi se janë nisur drejt Koresë Veriore.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, tha se anijet luftarake janë duke vazhduar udhëtimin e tyre drejt Paqesorit Perëndimor, transmeton portali arbresh.info.

Anijet luftarake janë pjesë e deklaratës së Trump, i cili tha se janë nisur drejt Koresë Veriore në mes të tensioneve mbi planet e saj bërthamore.

Por anijet ishin nisur për një rrugë tjetër, drejt Australisë, për stërvitje me marinën australiane.

Në sqarimin mbi konfuzionin e krijuar, shefi i Pentagonit tha se ‘do të donte të ishte i hapur për atë që po bëjmë’./Arbresh.info

Të ngjashme