Google ADS

Le Pen kërkon heqjen e flamurit të BE-së gjatë një interviste televizive

21:36 | 19 Prill 2017
Trina Galanxhi

Zgjedhjet presidenciale në Francë janë vetëm disa ditë larg.

Gjatë një interviste për televizionin TF1, liderja e Frontit Kombëtar, Marine Le Pen, ka kërkuar heqjen e flamurit të BE-së nga studio, transmeton portali arbresh.info.

Në tubimet parazgjedhore Le Pen ka premtuar një referendum mbi largimin e Francës nga BE-ja.

Intervistat politike në Francë shpresh herë paraqesin edhe flamurin e BE-së, përkrah atij francez.

“Unë dua të udhëheq Francën, jo Europën”, ka thënë Le Pen./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme