Kryetari i Kuvendit dhe kryetari i LSI-së, Ilir Meta deklaroi sot në një prononcim për mediat pas mbylljes së seancës së Kuvendit për raundin e parë për zgjedhjen e Presidentit të ri se, ezaurimi i raundit pa kandidat ishte tregues i durimit dhe vullnetit për të pasur mundësinë edhe për të biseduar me opozitën, për një proces bashkëpunues dhe konsensual.
“Dihet që mazhoranca i ka numrat për të bërë një zgjedhje të plotë të Presidentit, por besojmë që ky është një proces shumë i rëndësishëm që kërkon bashkëpunimin e radhës”, tha Meta ndërsa shtoi se janë duke zhvilluar procedurat kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit të ri dhe ezaurimi i raundit të sotëm pa kandidat, ishte tregues u vullnetit për të respektuar procedurat, por edhe durimit dhe vullnetit për të pasur mundësi për të biseduar edhe me opozitën që të ketë një proces sa më bashkëpunues dhe sa më konsensual për zgjedhjen e presidentit të ri bashkë me opozitën.
Meta tha se shpresonte se, javën e ardhshme të niste dialogu me opozitës për zgjidhjen e krizës duke nënvizuar se do të respektonte çdo rekomandim të Partive Popullore Evropiane.
I pyetur për mosregjistrimin e koalicionit PS-LSI në KQZ dhe pretendimeve për shkelje të Kodit Zgjedhor, Meta tha se, sipas kësaj logjike i bie që opozita të përjashtohet përfundimisht nga pjesëmarrja në zgjedhje.
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...
Singapori dënon me vdekje trafikantin e drogës/ Ekzekutimi i...
Shenjat e horoskopit që nuk kujdesen për mendimet e të tjerë...