Partia konservatore e kancelarësh gjermane, Angela Merkel vazhdon të qëndrojë në krye të pëlqimeve, sipas një sondazhi të publikuar sot, më pak se gjashtë muaj nga mbajtja e zgjedhjeve në Gjermani.
Partia e qendrës së majtë Socialdemokratë (SPD) pati një rritje të pëlqimeve pas zgjedhjes së Presidentit të Parlamentit Evropian, Martin Schulz në janar për të konkuruar Angela Merkel në zgjedhjet kombëtare në shtator.
Por, sondazhet nga INSA dhe “Forsa” treguan se i ashtuquajturi efekti Schulz u zhduk sapo SPD-ja hyri në zgjedhjet e pjesshme një muaj më pas, shtetin e vogël verior Schleswig-Holstein dhe në North Rhine Westphalia, shteti më i populluar në Gjermani.
Sipas “Forsa”, partia Kristiandemokrate (CDU) dhe simotra bavareze Unioni Socialdemokrat (CSU), vazhdojnë të kryesojnë me 36 për qind të pëlqimeve ndërsa SPD-ja është bllokuar në 30 për qind.
Por, surpriza e madhe në këto zgjedhje, sipas sondazheve, pritet të jetë partia kundër emigrantëve Alternativa për Gjermaninë (AfD), që shfaqet si partia e parë e ekstremit të djathtë që hyn në Bundestag që prej Luftës së Dytë Botërore.
Shqipëria mbyll përgatitjet në “Air Albania”, gati për ndesh...
Vëllai i Xhenetës me urgjencë vjen nga Suedia, gruaja e Mevl...
Kryetari Konjufca priti në takim deputetët laburistë të Mbre...
Qipro arrin fitore ndaj Lituanisë
Gjendet pa shenja jete një 60-vjeçar në Dibër, dyshohet se e...
Rumania – Kosova, Foda zgjedh 11-shen startuese