Javën e kaluar ishte bërë e ditur se këngëtarja Janet Jackson do të ndahet nga bashkëshorti Wissam Al Man, me të cilin kohë më parë ka një fëmijë.
Shumë shpejt pas kësaj u bë e ditur se Janet, sipas kontratës para-martesore, do të marrë një pasuri të madhe nëse qëndron në martesë edhe pesë vjet.
Por, drejtori kreativ i këngëtares, Gil Duldulao pohon se Janet nga bashkëshorti nuk ka kërkuar 500 milionë dollarë, siç shkruajnë disa media.
“Madje, edhe nëse ka mundësi që mikja ime të fitoj 500 milionë dollarë, pasi ka lindur fëmijë, ajo nuk do t’i pranojë paratë, pasi nuk është e tillë. Ajo është person me karakter dhe nuk dëshiron pagesë dhe as nuk do ta pranojë. Dhe për të qenë sa më mirë të informuar, ajo në martesë nuk ishte pesë vjet, por katër vjet e disa muaj”, shkruan Duldulao në Instagram.
Spekulimet për paratë erdhën pasi që Wissam në faqen e tij të internetit kishte shkruar se ai dhe Janet janë në marrëdhënie miqësore.
Burimet më herët kishin thënë se Janet dhe Wissam janë të vendosur që të jenë miq të mirë edhe nëse nuk jetojnë të ndarë. Fëmija i tyre tremujor Eissa do të jetojë me nënën në Londër.
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të...
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...
Turqia shkarkon edhe dy kryetarë kurdë
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Angela Merkel shpreh ‘shqetësim të madh’ për rolin e Elon Mu...