Çdo ditë, pa menduar fare, ju i bëni të gjitha gjërat të cilat shkencërisht janë dëshmuar se ndihmojnë në përforcimin e memories.
Por tani, sipas hulumtimeve të reja, mund të ekzistojë edhe një mënyrë tjetër më e mirë dhe më e kënaqshme për ta përmirësuar memorien – e kjo është të bërit seks.
Në një studim të nëntorit të vitit 2016, të publikuar në Archives of Sexual Behavior, hulumtuesit kanë zbuluar një ndërlidhje mes të bërit seks dhe të pasurit memorie më të mirë, e veçanërisht në aspektin e njohjes së fjalëve.
Në këtë studim, femrat të cilët kishin bërë seks shpeshherë, kishin shfaqur shenja të një memorie më të mirë verbale.
Pra, pas analizimit të rezultateve të eksperimenteve të ndryshme, hulumtuesit nga Universiteti McGill kishin zbuluar se femrat të cilët kishin raportuar se bëjnë më shpesh seks vagjinal, kishin qenë shumë më të mira në mbajtjen mend të fjalëve sesa femrat që kishin raportuar për më pak seks.
Sidoqoftë, hulumtuesit nuk kanë zbuluar ndonjë ndërlidhje mes shpeshtësisë së seksit dhe mbajtjes në mend të fytyrave, dhe kjo besohet të jetë për shkak se seksi penetriv – ndryshe nga llojet tjera të stimulimit seksual – mund të ndihmojë në rritjen e qelizave të reja të trurit në hipokampus, e cila është zonë e trurit që ndërlidhet me memorien e fjalëve.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...