Ish komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati iu ka dhënë fund spekulimeve nëpër media që është kanditat i mundshëm nga PDK-ja për kryetar të Podujevës.
Ai në një intervistë ekskluzive për arbresh.info ka thënë se nuk e ka synim të jetë konditat për kryetar të Podujevës, duke e quajtur spekulim në media emrin e tij. “Jo dikush e ka hedhur këtë lajm, unë asnjë herë nuk kam qenë në planë të parë për këtë postë.
Ne si kryesi e PDK-së apo si anëtar i kryesisë që jemi nga Podujeva e kemi biseduar, kemi zgjedhur këtë problem me kohën dhe kur është e volitshme do ta publikojmë edhe emrin se cili kandidat do të jetë për Komunën e Podujevës.
Kjo që është spekuluar me emrin tim ka qenë plotësisht e pa vërtetë dhe asnjëherë nuk kam biseduar me dike apo nuk kam qenë në atë projekt, ose në atë planë që të jem konditat për Kryetar të Podujevës”, ka thënë Kastrati.
Ai më tej ka shtuar se synimi i tij është të jetë deputet ose edhe ministër i mbrojtës. “ Thash edhe ma herët se unë synojë të jem në listën për deputet dhe nëse e sheh kryetari apo kryeministri i ardhshëm që të jem në ekzekutiv”, ka thënë Kastrati/Arbresh.info
Deklarata e Ish-komandantit të FSK-së:
Gesko dhe Rina sjellin këngën e re “Bobo”
Mexhiti: Nesër në mbledhjen ndërqeveritare Kosovë-RMV do të ...
Muriqi: Me Lituaninë vetëm fitore
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...