Google ADS

“Redrum” nga Era Istrefi kalon 16 milionë klikime

18:05 | 19 Prill 2017
Arbresh.info

Kënga e këngëtares së njohur, tashmë edhe ndërkombëtarisht Era Istrefi, ka kaluar 16 milionë klikime në kanalin muzikor Youtube.

“Redrum” para lansimit ishte projekti muzikor më i pritur nga të gjithë dhe në fillim pasojë me një numër të madh klikimesh.

Kjo gjë me kohë filloi të zvogëlohet ndërkohe që numri i klikimeve filloi të bije, edhe impakti i kësaj kënge nuk ka qenë i njëjtë me atë të këngës së kaluar “Bon Bon”, shkruan KosovaPress.

Gjithsesi, Era nuk i ka ikur aspak stilit të saj dhe “Redrum”, është vlerësuar për origjinalitetin që ka transmetuar.

Këngëtarja edhe me këtë projekt ka qenë në qendër të vëmendjes, derisa gjëja më e rëndësishme është se komentet e njerëzve kanë qenë shumë pozitive.

Era Istrefi së fundmi ka qenë pjesë e koncertit “Coachella” dhe performanca ka qenë shumë e pëlqyer nga fansat e saj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme