Veteranët e pakënaqur me vendimin e Kushtetueses

17:37 | 19 Prill 2017
Arbresh.info

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, në të cilin nuk është ndryshuar pjesa e kategorizimit të veteranëve të UCK-së, ka dëshpëruar organizatat e dala nga Lufta.

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Veteranëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi thotë se kjo është e papranueshme. Ai paralajmëron se ditëve në vazhdim këshilli do të dal me një vendim rreth kësaj çështje.

“Nëse kategorizimi i veteranëve të UCK-së ka mbetur qysh ka qen, kjo është e papranueshme si e tillë. Do ta diskutojmë ne si këshill këtë çështje me kryesin dhe besoj që ditëve në vazhdim do të bëjmë publike hapat e mëtejmë”, është shprehur Qeriqi për “Arbresh.info”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme