Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, ka thënë të mërkurën se Republika e Kosovës ka bërë punë serioze sa u përket reformave ekonomike, dhe si rezultat i këtij angazhimi, është ngritur në rangimin ndërkombëtar për të bërit biznes.
Ajo këto komente i bëri në konferencën e nivelit të lartë “Nxitja e Investimeve për Konkurrueshmëri në Evropën Juglindore”, që po mbahet në Paris, në organizim të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD).
Në sesionin e diskutimeve rreth reformave për tërheqjen e investimeve të huaja direkte dhe rritjen e konkurrueshmërisë në Evropën Juglindore, ministrja Bajrami foli për angazhimin e Qeverisë së Kosovës në ndërmarrjen e reformave strukturore të cilat kanë synim parësor përmirësimin e mjedisit afarist dhe rritjen ekonomike në vendin tonë.
Ajo përmendi rangimin e Kosovës në raportin e fundit të Bankës Botërore, dhe tha se Kosova tashmë është në vendin e 60-të, duke rikujtuar se jo më larg se në vitin 2012 ishte në pozitën 117-të në këtë indeks.
Po ashtu, ministrja Bajrami vazhdoi se Kosova ka shënuar rritje të konsiderueshme edhe në “Indeksin e Lirisë Ekonomike,” të matur nga “Fondacioni Heritage,” ku nga pozita 84 në vitin 2015 tash është ngritur në pozitën e 46-të.
Bajrami ka theksuar se Qeveria e Kosovës po punon në krijimin e ambientit të favorshëm për biznes dhe se reformat e suksesshme ekonomike po përcillen me shtim të aktivitetit ekonomik dhe të investimeve të huaja, si dhe rritje të përgjithshme të ekonomisë.
Ajo përmendi edhe pakon e re fiskale 2.0, e cila do të aprovohet së shpejti nga Qeveria e Kosovës, duke shtuar se kjo reformë do të sjellë një stimulim tejet të rëndësishëm për aktivitetin prodhues në vendin tonë, duke e bërë Kosovën dhe prodhuesit e saj konkurrentë me prodhuesit nga rajoni dhe më gjerë.
Ndryshe, gjatë vizitës së saj në Paris, ministrja Bajrami po zhvillon takime bilaterale me delegacione të shteteve dhe organizatave të ndryshme ndërkombëtare duke i njoftuar me zhvillimet ekonomike në vendin tonë, si dhe mundësitë që ofron Republika e Kosovës për investitorët e hua
Kryeministri Kurti apel të rinjve: Ky vend ia vlen fortë të ...
Nis prezantimi i Studimit të Rinisë 2024,nga Fondacioni Frie...
Edi Rama ndan foto nga Unaza Verilindore e Tiranës
Murtezaj për dixhitalizimin e arkave fiskale: Progresi i rad...
Ngritet aktakuzë ndaj Edmond Lajqit për vrasjen e Gjyljeta U...
Lufta në Ukrainë/ Shtatë të vrarë nga sulmet ruse në Sumi, m...