Kryeministri i Rusisë, Dmitrij Medvedev të mërkurën akuzoi administratën e presidentit amerikan, Donald Trump se para zgjedhjeve kishte bërë thirrje për luftë kundër Shtetit Islam në Siri, ndërsa tash nuk po lufton kundër terroristëve, por ndaj qeverisë në Damask.
“Gjatë kampanjës parazgjedhore, partnerët tanë amerikanë bënë thirrje për luftë kundër Shtetit Islam, duke thënë se nuk është i rëndësishëm se çfarë është regjimi në Siri, pasi lufta kundër terrorizmit janë cak kryesor. Por, çfarë shohim tash? Hapi i parë të cilin e ka ndërmarrë administrata e SHBA-ve në lidhje me Sirinë përfundoi me sulm ndaj trupave qeveritare”, tha Medvedev pas prezantimit të raportit vjetor të qeverisë ruse./Arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...