Në Klinë kanë nisur përgatitjet për organizimin e Festivalit Folklorik mbarëkombëtar “I këndojmë lirisë”, i cili tashmë është bërë tradicional që nga pas lufta dhe mbahet prej datës 6 deri 8 qershor.
Festivali përkon edhe me ditëlindjen e njërit ndër komandantët më të shquar të UÇK-së, Mujë Krasniqit-Kapuçit, i cili ishte po ashtu edhe rapsod i njohur.
Kësisoj, festivali ka karakter konkurrues dhe çmimi kryesor është ai i “Mujë Krasniqit”, e po ashtu ndahet e “Çmimi i Publikut” dhe 12 çmime të tjera. Vlerësimin, si çdo vjet, edhe sivjet e bënë juria profesionale.
Në mbledhjen e Këshillit Organizativ u vlerësua se festivali për çdo vit ka shënuar arritje të larta, si për nga cilësia, masivizimi dhe pjesëmarrja e rapsodëve, grupeve, ansambleve, valltarëve dhe instrumentistëve nga të gjitha trojet shqiptare e diaspora.
Skënder Behrami, tha se edhe sivjet në këtë festival, në skenë do të ngjiten artistë më të njohur nga të gjitha trojet shqiptare.
Po ashtu, u tha s drejtoria artistike do t’i kushtojë rendësi seleksionimit të pjesëmarrësve, në mënyrë që të prezantohen vlerat më të mirëfillta të folklorit burimor nga e gjithë gjeografia shqiptare.
Behrami paraqiti edhe raportin financiar të shpenzimeve për vitin e kaluar në shumë prej 18. 032. 25 euro dhe tha se gjithçka ka qenë transparente dhe sipas rregullave të prokurimit, ndërkohë që edhe sivjet do të shpallet tenderi për të gjitha projektet dhe pozicionet.
Ndryshe, gjatë tri netëve sa mbahet festivali, botohet edhe revista e Festivalit “Lyra”, që përfshin kronikat e së cilës mbrëmje, raporte, shënime e materiale të tjera duke përfshirë edhe rubrikën e sportit për aktivitetet sportive.
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...