Gjendet afro 5 kg marihuanë në shtëpinë e një personi në Mitrovicë

14:31 | 19 Prill 2017
Arbresh.info

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, DHTN në Mitrovicë, pas një pune operative hetimore, me urdhër të Gjykatë Themelore në Mitrovicë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka realizuar një kontroll, nën dyshimin e bazuar për trafikim me narkotikë.

Ky kontroll është realizuar në bashkëpunim me Krimteknikën, në një shtëpi dhe objekte përcjellëse në rajonin e Mitrovicës.

I dyshuari i arrestuar lidhur me këtë rast është Sh. S. i lindur më 1994        .

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit të arrestuar janë gjetur dhe janë konfiskuar paketime të ndryshme të narkotikëve, ku pas matjes pesha e përgjithshme e substancës së dyshuar narkotike e llojit marihuanë rezulton të jetë:

  • 4 (katër) kilogramë e 766 (shtatëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë) gramë, si dhe
  • një peshore digjitale  dhe
  • dy telefona mobilë.

I dyshuari i arrestuar dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve’.

Personit të dyshuar, me vendim të prokurorit,  i është caktuar  masa e ndalimit policor për 48 orë./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme