Google ADS

Zjarr në ndërtesën e Ministrisë së Administratës Publike (FOTO)

14:46 | 19 Prill 2017
M. A.

Në katin e dytë të ndërtesës së ish-“Rilindjes”, gjegjësisht në Ministrinë e Administratës Publike, është shkaktuar një zjarr, por nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, e cila ka konfirmuar lajmin dhe ka thënë se njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, dhe që nuk ka asnjë person të lënduar nga ky rast.

“Zjarri ka ndodh rreth orës 12:20 në ndërtesën e ish-Rilindjes, në katin e dytë në Ministrinë e Administratës Publike. Policia dhe njësitet e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe s’ka të lënduar”, ka thënë Ahmeti, derisa ka shtuar se ende nuk dihet se çka e shkaktoi zjarrin.

17974201-1663038254003452-1374681859-n-800x450_1492602477-2830726-650x358 17974568-1663036357336975-1267606336-n-768x432_1492602487-7150642

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme