Google ADS

Magjistratura dhe doktoratura e Isa Mustafës janë në kundërshtim me njëra –tjetrën

14:02 | 19 Prill 2017
Arbresh.info

Deputeti i Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar në seancën e sotme në Kuvendin e Kosovës se Qeveria e Kosovës është në shërbim të biznesmenëve të fuqishëm.

Sipas tij, ngjashëm kanë qenë edhe qeveritë e kaluara.

“Qeveria e sotme sikurse edhe çdo tjetër para saj është në shërbim të tajkunëve. Neve na nevojitet një qeverisje e re me shtet zhvillimor ku qeveria është e afërt me biznesin e vogël dhe të mesëm në përgjithësi, por jo tepër e afërt me tajkunët e monopoleve”, ka pohuar Kurti.

Ka shtuar se këtë nuk mund ta bëjë kryeministri Isa Mustafa.

“Ai nuk po merret me ekonomi por me demarkacionin e Thaçit. Zaten e ka të vështirë të merret me ekonomi sepse magjistraturën dhe doktoraturën i ka në kundërshtim me njëra-tjetrën: e para në frymën e socializmit vetëqeverisës të Kardelit kurse e dyta për lidership e menaxhment brenda orientimit neoliberal. E, të dyja këto janë të gabueshme”, ka shtuar Kurti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme