LSDM: Dalja e vetme nga kriza është formimi i qeverisë së re

13:45 | 19 Prill 2017
Arbresh.info

LSDM përmes një komunikate për media të mërkurën konsideron se dalja e vetme nga kriza politike në Maqedoni është që në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet shumica parlamentare ta formojë qeverinë e re.

“Shumica legjitime parlamentare prej 67 deputetëve të zgjedhur nga mbi 700.000 qytetarë, shumë shpejtë do të zgjedh kryetar të ri të Kuvendit, e pastaj edhe Qeveri të re, në pajtim me Kushtetutën, Rregulloren dhe ligjet. Kjo është dalja e vetme legjitime dhe demokratike nga kriza. U porosisim institucioneve se janë të obligueshme të mundësojnë transfer të qetë të pushtetit”, thuhet në kumtesë.

LSDM u apelon qytetarëve që të mos i nënshtrohen skenarëve për tensionim të situatës./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme