Shenjat paralajmëruese që partneri po ju tradhëton

13:48 | 19 Prill 2017
Arbresh.info

Pas një ndarjeje mund të fshihen 1001 shkaqe, por tradhtia është më e dhimbshmja për shumë prej nesh. Mund t’i vendosni shumë emra si tradhëti fizike, mendore , tradhti e momentit apo e pamenduar ajo mbetet tradhti.
Asgjë nuk ndodh rastësisht dhe papritur por një sërë arsyesh shtyjnë një person të bëjë diçka të tillë.

Monotonia në lidhje, mungesa e dashurisë apo dëshira për aventura.. Më poshtë Living do të listojë 7 shenjat që partneri/ja mund të ketë një lidhje paralele.

1. Ndryshime në jetën seksuale. Mungesa e dëshirës për të pasur marrëdhënie intime për një kohë të gjatë është shenjë e tradhtisë në çift.

2. Mungesa e përkushtimit e komunikimit apo distanca që krijon partneri paralajmëron shkëputje fizike.

3. Qëndrimi i tij ndaj jush ka ndryshuar
Përveç distancës, kritikat e vazhdueshme dhe mungesa e respektit janë shenja të një lidhjeje jot ë fortë ose të një partneri në kërkim të një aventure tjetër.

4.Zakonet e tij teknologjike kanë ndryshuar
Celular i bllokuar me kode, orë të kaluara në rrjete sociale, sjellje enigmatike?? Dijeni se diçka nuk po shkon mire

5. Krahasimi me femrat e tjera
Nëse partneri/ja ju krahason shpesh me njerëz të tjerë, kjo është një shenjë që ai/ajo do të donte që ju të ishit dikush tjetër.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme