Ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati ka deklaruar se pothuajse të gjitha përgatitjet për shndërrimin e FKS-së në ushtri janë kryer dhe janë dorëzuar në Qeveri gjatë kohës sa ai ka qenë në krye të këtij institucioni.
Sipas tij, arsyet pse nuk është formuar ushtria gjatë mandatit të tij si komandant i FSK-së janë politike, shkruan arbresh.info.
“Rishikimi i strategjisë së sigurisë që nga ndryshimet kushtetuese, ligjet, strategjia, struktura, pajisjet, infrastruktura , armatimi, gjithë ajo që është dashur që të përgatitet për transformimin e FSK-së në forcë të Armatosur janë përgatitur në kohën kur unë kam qenë komandant dhe janë dorëzuar në Qeveri, pse nuk është bërë atëherë ajo tashmë veç dihet për opinionin për shkak të marrëveshjes së brendshme në aspektin politik vendor”, ka thënë Kastrati.
I pyetur nga Arbresh.info se cila do të ishte forma më e mirë për themelimin e ushtrisë, me ndryshime kushtetuese apo përmes Projektligjit siç tashmë e ka prezantuar presidenti Thaçi, Kastrati ka thënë se më mirë do të ishte të formohej përmes ndryshimeve kushtetuese.
“Forma më e mirë dhe më idealja do të ishte me ndryshime kushtetuese mirëpo ne kemi dëgjuar shumë herë nga përfaqësuesit e komunitetit serb nëse mund t’i quaj përfaqësues, se ata nuk e përfaqësojnë interesin e komunitetit serb këtu që jetojnë në Kosovë por interesat e Beogradit” , u shpreh Kastrati.
Sipas tij, edhe nëse serbët nuk pajtohen që ta votojnë ushtrinë përmes ndryshimeve kushtetuese, atëherë siç ka thënë, presidenti Thaçi duhet ta rikthej Projektligjin për FSK-në në Kuvend dhe deputetët ta votojnë atë.
“Në fund do të bindin veten, kjo duhet të ndodhë po nëse nuk ndodh presidenti do ta shtyj këtë çështje dhe deputetët do ta votojnë Ligjin ku ne kemi mundësi që ta kemi ushtrinë, e kemi të drejtën, jemi shtet i pavarur dhe kemi të drejtë si çdo shtet ta kemi ushtrinë tone. Ky është edhe interes i rajonit për arsye se kjo forcë do të ketë kapacitete mbrojtëse, jo sulmuese, do të jetë në gjendje që të investoj edhe në sigurinë rajonale por edhe në sigurinë globale”, tha ai
Kastrati ka folur edhe për infrastrukturën e FSK-së duke thënë se deri diku ajo është e kompletuar.
“Me rishikimin strategjik të sigurisë ka dal edhe plani 10 vjeçar i zhvillimit të Forcës së Armatosur të Kosovës apo ushtrisë së Kosovës. Në këtë plan është paraparë që nëpër kohë, nëpër vite çka duhet të ndërtohet, çka duhet të blihet dhe çka duhet të ecët përpara drejt ngritjes së kapaciteteve ushtarake”, ka thënë Kastrati.
Ndërkaq, duke folur për armatimin që i nevojitet ushtrisë, ai ka thënë se nevojiten mina hedhëse, mbrojtje kundër ajrore, mbrojte me autoblindë, helikopterë dhe shumë pajisje të tjera që i ka një ushtri e një shteti./Arbresh.info./Blerta Agushi
Deklarata e Ish-komandanti të FSK-së:
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty