Vdes aktori i njohur turk (FOTO)

12:31 | 19 Prill 2017
Arbresh.info

Në moshën 72-vjeçare ka ndërruar jetë aktori i njohur Bulent Kayabas.

Kinematografi turk ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm rreth orës 06:05 në spitalin e Stambollit, “Florance Nightingale”.

“Babai im ka vuajtur nga kanceri i zorrës së trashë prej vitit 2010 ndërsa së fundi ishte për trajtim në spital ndërsa ndërroi jetë sot në mëngjes”, tha djali i aktorit Umit Kayabas.

Trupi i pajetë i aktorit do të pushojë i qetë në varrezat e qytetit turk të Stambollit.

Aktori ka luajtur përkrah shumë yjeve të filmit duke përfshirë ‘mbretin’ e komedisë turke Kemal Sunal.

bulent1_1492595856-2149682

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme