Google ADS

Ja çfarë kuptimi ka emri i djalit të Adelinës dhe Valit

12:25 | 19 Prill 2017
Arbresh.info

Këngëtarja e njohur, Adelina Ismaili është bërë nënë.

Ajo ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, i cili është djalë.

Gjininë e bebes këngëtarja e kishte zbuluar vetëm pak javë më parë, megjithatë tashmë është zbuluar edhe emri i veçantë i vogëlushit.

Këngëtarja dhe bashkëshorti i saj Vali, kanë vendosur ta quajnë djalin Uliks, një emër që vjen nga mitologjia greke.

Kuptimet e këtij emri janë të shumta, por ai më i zakonshmi është “dashuri e përjetshme”.

Pas lindjes së bebes, Vali ka njoftuar miqtë e tij në rrjetet sociale, duke postuar edhe një foto ku shihet dora e vogëlushit.

Menjëherë më pas kanë vërshuar komentet dhe urimet në adresën e çiftit.

Adelina dhe Vali po priste me padurim ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të parë.

Me një histori të gjatë dashurie, e shkëputur prej kohësh nga skena muzikore.

Të ngjashme