Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka kërkuar që të shtyhet Interpelanca ndaj kryeministri Isa Mustafa sipas kërkesës së deputetes Donika Kadaj-Bujupi, e mbështetur edhe nga 15 deputetë nënshkrues, për çështjen e shfrytëzimit e thëngjillit dhe minierën e Sibovcit.
Glauk Konjufca ka thënë se parashtruesja e interpelancës, Donika Kadaj-Bujupi nuk ndodhet në Kosovë për shkak të një vizite në cilësinë e deputetes në Hungari, shkruan arbresh.info.
Interpelanca e Mustafës është shtyrë e po ashtu është shtyrë edhe Interpelanca e minsitrit të MZHE-së, Blerand Stavileci , sipas kërkesës së deputetit Visar Ymeri, i mbështetur edhe nga 15 deputetë nënshkrues për shkak se Stavileci nuk është i pranishëm në seancë./Arbresh.info.
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Indust...
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...
Pati një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Akron – Mirlind D...
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinë...