Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në kryeqytet.
Shkaktari i këtij aksidenti del të jetë eskorta e kryeministrit të vendit Isa Mustafa. Në videon e xhiruar nga KosovaPressi, shihet se përveç bllokimit të rrugës, eskorta e kryeminsitrit Mustafa ka shkaktuar aksident në mes të një veture dhe kamioni.
Në video shihet se si vetura e penguar nga eskorta e kryeministrit, godet kamionin, ku fatmirësisht përveç dëmeve materiale nuk ka pasur lëndime në njerëz. Rasti ka ndodhur në rrugën ’Agim Ramadani’, pas mbledhjes së kabinetit të Isa Mustafës në orën 10:00 të ditës së sotme.
Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për gjetjen e Mazllum Br...
Nisin takimet në Bruksel, Lajçaku e pret Petkoviqin
Osmani: Kushtetuta jonë është tejet unike
Caka-Nimani: Gjykatat Kushtetuese janë ballafaquar me reform...
Yamal para “El Classicos”: Ne besojmë se jemi ek...
Fillon konferenca ndërkombëtare me temë “Evoluimet në drejtë...