Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk do ta merr barrën e humbjeve që ka pësuar buxheti i Kosovës si pasojë e vendimit të Arbitrazhit që PTK të paguajë 30 milionë euro.
Mustafa ka thënë sot në Kuvend si përgjigje ndaj pyetjes së një deputeti se buxheti i Kosovës do t’i humb 30 milionë euro dhe se nuk e ka të qartë se kush do të përfitoj nga kjo humbje, shkruan arbresh.info.
“Do t’i humbin rrafsh 30 milionë euro. Dikush ka me përfitu këtu dhe unë nuk e kam të qartë se kush do të përfitoj nga këto 30 milionë euro mirëpo Qeveria nuk do ta merr asnjë barrë të kësaj sepse është kompania publike që duhet të jap përgjegjësi për veprimet e saj”, ka thënë Mustafa./Arbresh.info.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...