Google ADS

Peshkatarët libianë gjejnë trupat e 28 azilkërkuesve

11:04 | 19 Prill 2017
Arbresh.info

Më shumë se 20 trupa të azilkërkuesve janë gjetur nga peshkatarët në një barkë jashtë brigjeve të Libisë.

Ahmaida Khalifa Amsalam, komandat i njësitit të sigurisë, ka thënë që viktimat duket të kenë vdekur nga etja dhe uria pasi barka e tyre u prish jashtë bregut të qytetit Sabratha, transmeton portali arbresh.info.

Njëzet e tetë azilkërkues, përfshirë katër gra, janë gjetur pas perëndimit të diellit nga peshkatarët që ishin duke shkuar në breg me anije.

Zyrtarët nuk kanë bërë të ditur kombësinë e viktimave.

Deri më tani këtë vit, të paktën 900 azilkërkues kanë vdekur apo janë zhdukur në përpjekjen e tyre për të kaluar Detin Mesdhe, sipas IOM./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme