Google ADS

Konjufca: Kush i fabrikoi provat në Polici që Astrit Dehari të burgosej padrejtësisht?

10:58 | 19 Prill 2017
Arbresh.info

Shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca ka thënë se Astrit Dehari ka përfunduar në burg si pasojë e një procesi të montuar politik.

Konjufca ka thënë sot në Kuvend se Dehari u dërgua në burg me urdhëra politik dhe u kthye në shtëpi në arkivol, shkruan arbresh.info.

Sipas tij, procesin e tij e ka dëmtuar edhe vdekja në rrethana të paqarta e dëshmitarit kyq, Naser Makolli.

“Procesi i hetimit ështrë dëmtuar kur para dy javësh humbi jetën po ashtu në rrethana të pasigurta Naser Makolli që ishte dëshmitari kyq në procesin e vdekjes së Astrit Deharit. Ai kishte thënë se në dy javët e fundit para se të vdiste Astriti ndihej i kërcënuar e i frikësuar”, ka thënë Konjufca./Arbresh.info.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme