Australia do të shqyrtojë të gjitha mundësitë për të ndaluar sulmet e peshkaqenëve pas vdekjes së një vajze adoleshente, thotë qeveria.
Laeticia Brouwer, 17 vjeçare u sulmua për vdekje nga një peshkaqen të hënën, derisa po bënte sërf në Australinë Perëndimore.
Ky është sulmi i tretë vdekjeprurës në këtë shtet brenda 12 muajve.
Ministri i Mjedisit Josh Frydenberg, tha se Australia do të mendojë për skartim të peshkaqenëve ose futjen e masave të tjera, të tilla si kurthet.
“Do të mirëpresim çdo propozim për të vënë jetën e njeriut në rend të parë,” tha Frydenberg.
“Kjo mund të përfshijë përdorimin e daulleve të teknologjisë së re, rrjetat, gjuetinë reduktuese ose masa të tjera të cilat Australia perëndimore i sheh të arsyeshme”, shtoi ai./Arbresh.info/
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...