Mediat italiane raportojnë për një transferim që nëse konkretizohet do të ishte vërtetë befasues.
Daniele De Rossi është cilësuar gjithmonë si një nga emblemat e klubit të Romës, i lindur dhe i rritur në kryeqytetin italian “capitan futuro“ është parë gjithnjë si njeriu që do të merrte shiritin e kapitenit pas tërheqjes së Francesco Tottit, tërheqje që do të vij në fund të sezonit.
Sipas mediave në gadishullin apenin marrëdhëniet mes De Rossit dhe drejtuesve të Romës nuk janë ndër më të mirat dhe fakti që ai ende nuk ka rinovuar kontratën e vërteton diçka të tillë, nga ky ngërç kërkon të përfitojë Milani.
Vincenzo Montella e ka pasur nën urdhrat lojtarin e kombëtares italiane kur drejtonte verdhekuqtë dhe i njeh shumë mirë cilësitë e mesfushorit, për këtë arsye i ka kërkuar drejtuesve të ri të monitorojnë situatën dhe nëse ekziston mundësia të nisin bisedimet me vetë lojtarin.
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...