Google ADS

Ndalohet reklama e Rimmel, mashtron konsumatorët

09:30 | 19 Prill 2017
Arbresh.info

Kompania Rimmel e cila ka zgjedhur si modele nga Cara Delevigne për reklamën më të re i është ndaluar kjo e fundit, e gjitha për shkak të përdorimit të efekteve të mëdha në grim.

Ad televizion ai i cili është mbikëqyrës i reklamave thotë se me anë të përdorimit të këtyre efekteve po mashtrohen konsumatorët, shkruan arbresh.info.

Madje edhe Autoriteti Standard i Reklamimit (ASA) ka thënë konsumatorët janë të pirur të besojnë se duke përdorur këtë produkt do të ndodh mrekullia si në fotografi dhe reklamë ku do të shfaqen qerpikë të mëdhenj dhe të plotë.

Modeli i reklamave duhet të jetë i tillë që qerpikët nuk duhet të jenë më të gjatë në fotografi sesa që janë real.
Kjo për arsye se gjatë fotografive dhe reklamave po shfaqet produktet të kundërta e madje kur po arrin produkti te konsumatori nuk ka efektin e njejtë./Arbresh.info

cara

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme