Google ADS

Vetitë e lëngut të mishit

01:36 | 19 Prill 2017
Trina Galanxhi

Prej shekujsh njerëzit e kanë përdorur lëngun e kockave për të shëruar trupin dhe forcuar imunitetin. Dhe vërtet, lëngu i kockave përmban 2 aminoacide thelbësore për ndërtimin e indit lidhor.

Pa ato, trupi ynë do të “thermohej”. Ndër të tjera ai përmban gjithçka i duhen kockave tona, rruazave të gjakut, lëkurës dhe flokëve. Lëngu i kockave është mjaft i ushqyeshëm për fëmijët e vegjël për te forcuar aparatin e tyre tretës, nga ku fillon edhe imuniteti i tyre.

Këto veti i përmban vetëm lëngu i mishit të bagëtive të rritura në mënyrë natyrale në kullota të pastra. Mishi i rritur me antibiotik dhe i ushqyer me drithëra dhe bimë me pesticide përmban vetëm kimikate.

  • 1kg kocka viçi ose pule
  • 1 karotë të madhe të qëruar dhe të prerë
  • 2 kërcej seleni të prerë në kubike
  • 1 qepë mesatare të verdhë të prerë në copa të mëdha
  • 2 gjethe të mëdha dafine
  • 10 degë majdanozi të lëna të plota
  • 8 gota ujë

 

Sipas dëshirës: 4-5 hudhra të shtypura, kripë, salcë domateje dhe çdo kërcell që eliminoni në kuzhinë, si të lakrës së bardhë, të panxharit etj.

Përgatitja

  • Vendosni zarzavatet, erëzat dhe ingredientët që keni zgjedhur sipas dëshirës në një tenxhere dhe mbulojini me ujë të ftohtë.
  • Mbyllni tenxheren me kapak dhe vendoseni në zjarr të ziejë.
  • Kur të vlojë ulni temperaturën dhe lëreni 1,5 -2 orë.
  • Kur të ftohet, hidheni në shishe me kapak të mbyllur dhe vendoseni në frigorifer. Largoni zarzavatet që kanë mbetur.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme