Është inauguruar në Elbasan, impianti i përpunimit të mbëtjeve urbane dhe prodhimit të energjisë. I pranishëm në ceremoni Kryeministri Edi Rama tha se impianti do t’i jap fund ndotjes në këtë qytet si dhe do të nxisë zhvillimin ekonomik. Kreu i qeverisë ironizoi edhe çadrën e opozitës duke e cilësuar atë një serë që nuk riciklon.
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në inaugurimin e impianit të përpunimit të mbejtjeve urbane dhe prodhimit të energjisë në Elbasan. Ai tha se impiant i jep fund ndotjes në këtë qytet si dhe garanton zhvillim.
Rama: Pasi kam dëgjuar prezantimin e ministrit të Mjedisit, më është dukur shumë e bukur për të qenë e vërtetë. I kam thënë në mbledhjen e qeverisë se mbështetjen do ta kesh deri në fund, por çfarë dëgjova, me çfarë do shoh, nuk më duken se do përputhen. Në fakt, çfarë kam dëgjuar me çfarë po shoh jo vetëm përputhen, por kjo që po shohim i kalon të gjitha parashikimet e bëra.
Nisur nga një eksperincë në Spitalin e Elbasanit ku një gjykatës kishte ndaluar ndërtimin e një muri rrethues sigurie, Rama thëksoi rëndësinë që ka reforma në drejtësi.
Rama: Jam i bindur që gjykatësi që ka dhënë atë vendim do të shkojë të përgjigjet para drejtësisë, sepse Vetting-u mund të vonohet, por nuk harron më drejtësia.
Kryeministri i ronizoi edhe çadrën e protestës së opozitës duke e ciëlsuar një serë që nuk ricikon
Rama: Dallimi mes nesh dhe atyre që sot janë në çadër dhe janë në kushtet e një sere që nuk riciklon, është që për ata, plehrat do të vazhdojnë të jenë sëmundje, për ne, mbetjet e këtij vendi janë një pasuri.
Ministri i Mjedisit Lefter Koka tha se impanti përbën investimin më të rëndësishëm që është bërë për mjedisin.
Koka: Ky impiant që ne po inaugurojmë sot, e them me garanci, se do të shndërrojë njëherë e përgjithmonë imazhin e Shqipërisë, sa i përket menaxhimit të integruar të mbetjeve.
Asnjë bashki, asnjë qytet apo Qark, më mirë se Elbasani, nuk mund të shërbente si demonstrim i një transformimi të rrënjësor.
Sot Elbasani është shndërruar nga qyteti më i ndotur apo gangrena mjedisore e vendit tonë, si rëndom i janë referuar në 25 vite ekspertët mjedisorë, padiskutim në një model që nuk duhet të jetë një histori e veçuar suksesi, por duhet pasuar dhe nga të tjera projekte si ky.
Falë Partneritetit Publik-Privat, ne mundëm që në vetëm dy vite e gjysëm të investonim 26 milionë euro, ku vetëm 30% e tyre nga buxheti i shtetit dhe pjesa tjetër nga privati.
Falë këtij investimi u bë i mundur:
Më duhet të them, se sot po inaugurojmë një vepër inxhinierike unike në llojin e vet në Shqipëri, me teknologjinë supreme që ajo sjell
Kreu i qeverisë kërkoi që projekti për ndërtimin e impanit të finalziohet edhe në Fier ndërsa shtoi se diferencimi i mbetjeve në burim mbetet ende sfidë për bashkitë e reja.
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...