Asteroidi i 19 prillit, më i madhi i viteve të fundit pranë Tokës

22:22 | 18 Prill 2017
Trina Galanxhi

Të gjithë me kokën përpjetë, por pa asnjë rrezik, edhe pse asteroidi 2014 JO25, i cili do të kalojë me 19 prill (nesër), në orën 14:24 (me tonën), do të ketë një diametër largësie prej një kilometër dhe përfshihet në kategorinë e “Objekteve shumë të rrezikshëm”.

“Por gjithsesi nuk përbën ndonjë rrezik”, – siguron astrofizikani italian Gianluca Masi, përgjegjës i “Virtual Telescope”. Shashka kozmike është më e madhja që i është afruar ndonjëherë Tokës në tre vitet e fundit dhe do të kalojë me një shpejtësi prej 1.8 milionë km nga planeti ynë.

Shumë kuriozitete nga ana e astronomëve dhe pasionuarve pas kësaj fushe. “Asteroidi i fundit me përmasa të ngjashme, – kujton Masi, – ka kaluar pranë Tokës në vitin 2004 dhe ka qenë “Toutatis”, me një diametër 5.4 km. Asteroidi i madh i ardhshëm që pritet të përshkruajë rrugën e tij, do të shkëputet po brenda 2017-ës dhe do të jetë 1999 AN10″.

Kalimi i afërt i 2014 JO25, është i parashikuar të kalojë në orën 14:24 europiane të datës 19 prill. Po këtë mbrëmje, duke nisur që nga ora 21:30, “do të mund të shihet qartësisht nga disa qytete evropiane”, – vazhdon Masi.

“Për ta parë, – përfundon astrofizikani, – do të jetë e mjaftueshme një palë dylbi. Asteroidi do të duket si një pikë e shndritshme në një lëvizje të shpejtë”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme