Google ADS

Është fushtatë e poshtër, pres ndonjë aktakuzë ndaj meje para zgjedhjeve

21:12 | 18 Prill 2017
Arbresh.info

Shpend Ahmeti, kryetari i Prishtinës i cili ka vendosur të rikandidoj edhe për një mandat të ri në zgjedhjet që do të mbahen këtë tetor, ka thënë se tashmë kundërshtarët e tij, do të angazhohen 100% që t’ia njollosin personalitetin.

Ai ka thënë se kundërshtarët e tij kanë investuar miliona euro në media dhe sondazhe të ndryshme që ta paraqesin atë sa më keq.

Por ka shkuar edhe më larg.

“Pres para zgjedhjeve edhe ndonjë aktakuzë me ma qit që po hetona e qesi sene. Është fushtatë e poshtër”, ka thënë Ahmeti në emisionin “Rrokum Roll”.

Ai madje ka treguar edhe një detaj për disa media të cilat nuk i ka specifikuar.

“Më kanë ardhur njerëz që me kanë treguar se punojnë në portale që të më ndjekin në secilin vend, për shembull në markete; shikojnë mos po blej unë produkte të Serbisë”, u shpreh Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se kundërshtarët po “shtien kundër meje, në medie apo edhe në sondazhe.”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme