OKB: Beteja për Mosulin mund të shndërrohet në katastrofë

19:04 | 18 Prill 2017
Arbresh.info

Dëbimi i Shtetit Islam nga pjesa e vjetër e qytetit të Mosulit, ku kanë mbetur qindra-mijëra civilë irakianë, mund të shndërrohet në katastrofën më të madhe humanitare në luftën kundër ekstremistëve, paralajmëruan të martën Kombet e Bashkuara.

Rreth 400.000 civilë, ose një e katërta e popullsisë së Mosulit, kanë mbetur të ngujuar në pjesën e vjetër të qytetit, sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme