Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa përmes një telegrami ka ngushëlluar familjen Gashi, me rastin e vdekjes së Dulaman Gashit, një ndër themeluesit e Degës së LDK-së në Klinë, anëtar i Kryesisë së Degës, anëtar i Asamblesë Komunale për tri mandate, ish-drejtor shumëvjeçar i Shkollës Fillore “Emin Duraku” në Sferkë, bashkë themelues i Shtabit të UÇK-së “Iliria”, në Sferkë me Kryetarin e Degës Fadil Gashi.
Në telegramin e ngushëllimit të kryetarit të LDK-së njëherësh kryeministër, Isa Mustafa thuhet:
E nderuara Familje Gashi, me rastin e vdekjes së veprimtarit të LDK-së, Dulaman Gashi, ju lutem pranoni ngushëllimet e mia dhe strukturave të LDK-së, për humbjen e anëtarit të familjes. Kjo nuk është një humbje vetëm e familjes tuaj, por edhe e LDK-së dhe Klinës, pasi që kontributi i tij, në strukturat e partisë dhe gjithë veprimtaria e tij në përgjithësi, zë një vend të merituar.
Dega e LDK-së në Klinë dhe gjithë strukturat e saj do ta kujtojnë Dulamanin si një veprimtar të devotshëm dhe të palodhshëm, në shërbim të qytetarëve të Kosovës.
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...