Kjo këngëtare me famë botërore ka filluar të ndjek Noizyn në Instagram (FOTO)

15:51 | 18 Prill 2017
Arbresh.info

Një karrierë ndërkombëtare është synimi i tij edhe pse reperi duket se e ka marrë me hapa të ngadaltë suksesin.
Noizy deri më tani numëron shumë vite dhe bashkëpunime me këngëtare apo repera shqiptarë. Por ka ardhur momenti që  30 vjeçari të realizojë ndoshta bashkëpunimin e shumëpritur. Edhe më parë është vënë re simpatia e tij ndaj këngëtares me origjinë shqiptare, Bebe Rexha.

Ndërkohë që Noizy e ndiqte prej kohësh këngëtaren në Instagram, edhe Bebe mbrëmjen e kaluar sapo i ktheu follow-n  reperit. Me siguri ky gjest mund të përkthehet në një bashkëpunim mes tyre.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme