Mattis: SHBA do të bashkëpunojë me Kinën për të ulur tensionet

15:52 | 18 Prill 2017
Arbresh.info

Ministri amerikan i Mbrojtjes, James Mattis deklaroi të martën se testimi i pasuksesshëm i raketës, të cilën Koreja Veriore e kreu gjatë vikendit ishte tentim i shtetit të izoluar që të provokojë diçka, duke tërhequr vërejtjen se SHBA-të do të bashkëpunojnë me Kinën në përpjekjet për të ulur tensionet, transmeton Reuters.

Gjatë një drejtimi për media, Mattis tha se pavarësisht se testi i fundit i kryer nga Koreja Veriore nuk ishte provë e raketës balistike interkontinentale, edhe më tej bëhet fjalë për një hap të pamenduar.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme