Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Qemal Minxhozi, të martën ishte në një vizitë në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganës së Kosovës ku u prit nga drejtori i përgjithshëm Bahri Berisha, me të cilin bisedoi për zhvillimet në doganë, progresin në mbledhjen efektive të të hyrave, sfidat e vazhdueshme dhe planet zhvillimore.
Thellimi i bashkëpunimit të ndërsjellët në fushën e doganës dhe eliminimi i barrierave potenciale në mes të dy vendeve ishte temë tjetër e diskutimit.
Po ashtu, u diskutuan edhe temat e ndryshme duke theksuar se tanimë Dogana e Kosovës dhe ajo shqiptare kanë një bashkëpunim të shkëlqyer, bashkëpunim ky i cili lehtëson në masë të madhe tregtinë në mes të dy vendeve, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.
Uria në mes të natës – arsyet shëndetësore pse ndodh
Pse yjet shkëlqejnë më fort në male?
Frutat e thata ndihmojnë me kancerin e gjirit?
Tifozët mendojnë se kanë gjetur ‘arsyen e vërtetë’ pse Vinic...
Hakerët kinezë vënë në objektiv familjen Trump dhe këshillta...
Protesta e opozitës, Berisha: Shqipëria u paralizua, për tri...