Google ADS

Seanca konstituive në Maqedoni në ditën e 13-të, fjalime e akuza të njëjta

14:08 | 18 Prill 2017
Arbresh.info

Seanca konstitutive e Kuvendit që filloi më 30 dhjetor të vitit 2016 është duke vazhduar sot për të 13 herë e radhë.

Deputetët vazhdojnë me replikat dhe kundër replikat në Kuvend. Depueti i BDI-së, Ejup Alimi, pyeti kolegët e tij pse nuk u pengon përdorimi i gjuhës greke në Gjevgjeli dhe ju pengon gjuha shqipe, gjuhë të cilën e flet 25 për qind e popullatës në Maqedoni. Alimi tha se përdorimi i gjuhës shqipe është një e drejtë legjitime e garantuar edhe me Marrëveshjen e Ohrit dhe nuk ka pse t’i pengojë askujt.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetit të VMRO-së, Ilija Dimovski, i cili tha se krahasimi që e bëri deputeti Alimi është jo korrekt. Dimoski tha se deklarata e përbashkët e partive shqiptare kërkon ri-negocimin e Marrëveshje paqësore kornizë të Ohrit, ku në mënyrë precize është definuar përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoni.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme