Riinvest Prishtina në konkurrencën e femrave e ka fituar titullin e kampionit për grupmoshën U-16, pasi që në finale e ka mposhtur Vushtrria Basketin me rezultat 55:33 në ndeshjen e luajtur në Prishtinë.
Prej fillimit të ndeshjes e deri në fund kanë dominuar vajzat e Prishtinës, ndonëse në disa momente edhe vushtrrinaset treguan lojë të mirë.
MVP i ndeshjes finale për grupmoshën U-16 është shpallur Besjana Martinaj, basketbolliste e Riinvest Prishtinës, ndërsa trofeun ia ka ndarë zyrtari i FBK-së, Ard Islami.
Ndërkaq Kupën kapitenes të Riinvest Prishtinës, Besjana Martinaj ia ka dorëzuar anëtari i Bordit të FBK-së, Valton Bilalli.
Pse këto dy shenja të horoskopit janë gjithmonë në qendër të...
Përfshihet nga zjarri një banesë në Fier
Barça deklason Bayern, Atletico bie nga Lille, Inter fiton m...
Mbretëri e Bashkuar, vdekjet nga kokaina u rritën 30%
Mbrojtja Civile e Gazës thotë se tre punëtorë të saj u plago...
“Prishet miqësia”, përplasje e fortë mes Vullnetit dhe Gresë...