Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) theksoi se është bërë si rregull që para festave fetare të besimtarëve ortodoksë dhe katolikë në Kosovë të përhapen lajme se kinse do të ketë sulme ndaj këtyre besimtarëve dhe objekteve të tyre fetare.
KMDLNj thekson se përkundër këtyre paralajmërimeve që, pa asnjë arsye mbjellin frikë dhe panik, në Kosovë nuk ka pasur asnjë veprim qoftë edhe individual në favor të këtyre pohimeve që dalin të jenë të rreme dhe janë shndërruar në luftë të ftoftë ndaj qytetarëve të Kosovës.
“Sidomos para festave të Pashkëve të fundit dezinformatat për rrezikimin e sigurisë të besimtarëve katolikë ishin aq të fuqishme sa që Kosova ngjante një vend sikur të ishte në shtetrrethim apo në gjendje të jashtëzakonshme. Si edhe çdo herë tjetër edhe këto festa përfunduan pa asnjë problem për besimtarët dhe se objektet fetare nuk u rrezikuan me asgjë”, thuhet në reagimin e KMDLNj-së.
Sipas këtij Këshilli… këto kërcënime të rreme në një mjedis ku më shumë se 85% janë të besimit islam domosdoshmërisht nxit reagime dhe krijon paragjykime të panevojshme.
“Në Kosovë ka një harmoni fetare dhe askush nuk rrezikohet për shkak të besimit shkaku se, liria e besimit dhe ushtrimit të fesë, si e drejtë e njeriut respektohen në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe janë të garantuara edhe me Kushtetutën e Kosovës. Harmonia ndërfetare është meritë e besimtarëve e jo të krerëve fetarë të cilët janë kryesisht të ndikuar dhe kontrolluar politikisht. Për KMDLNj – në është e pa pranueshme dhe kundër logjikës pohimi i MPB –së nuk ka arsye për panik sepse siguria është në nivel në ndërkohë që sheshet dhe rrugët kryesore kanë qenë të mbjellura me policë të shumtë. Që ky absurditet të jetë edhe më i madh institucionet e ndryshme i kanë rekomanduar punëtorëve të tyre që të mos dalin në sheshe por të qëndrojnë në shtëpi”, thuhet në reagim.
KMDLNj u bënë thirrje organeve që janë përgjegjëse për siguri që të kryejnë punën e tyre në mënyrë diskrete e jo të kontribuojnë që e pavërteta ta merr formën dhe përmbajtjen e së vërtetës sikur që ndodhi herën e fundit.
KMDLNj po ashtu thekson se është kundër përhapjes së frikës dhe panikut siç ndodhi herën e fundit sepse nuk ka asnjë arsye të vetme që besimtarët e një besimi t’i rrezikojnë besimtarët e besimeve tjera sepse kjo kurrë nuk ka ndodhur.
“Harmoninë dhe besimin midis besimtarëve të konfesioneve të ndryshme mund ta luhatin vetëm dezinformatat e ndryshme, zhvendosja e vëmendjes nga problemet e tjera, trajtimi diskriminues dhe paragjykues i besimtarëve siç pa asnjë dyshim ndodhi ditëve para festimit të Pashkëve si dhe gjatë festimit kurse pasi e tëra kjo mori fund doli të jetë një alarm i rremë dhe shqetësim i panevojshëm i qytetarëve që ranë pre e dezinformimit prandaj qëndruar të mbyllur në shtëpitë e tyre. KMDLNj pret dhe shpreson se këto situata nuk do të përsëriten më dhe se besimtarët do të jenë në gjendje që festat e tyre t’i festojnë në rrethana normale dhe pa iu nënshtruar frikës së panevojshme”, thuhet në fund të reagimit.
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...