‘OTR’ pjesë e platformës prestigjioze (FOTO)

13:46 | 18 Prill 2017
Arbresh.info

Ju ndodh shpesh që kur kërkoni artistë të ndryshëm në Youtube, të dalin dy kanale për 1 artist: një me emrin zyrtar dhe një me prapashtesën: VEVO.

Kjo ndodh sepse ai apo ajo artiste është bërë pjesë e një platformë më të gjerë, VEVO-s në të cilën gjenden videoklipe dhe këngë nga më të njohurat.

Platforma u krijua nga 3 kompanitë e mëdha të regjistrimit, “Universal Music”, “Sony Music” dhe “Warner Music” e tashmë është kthyer në një nga kanalet më të njohura e të klikuara në botë.

Sigurisht, synimi për t’u bërë pjesë e VEVO-s është edhe nga artistët dhe label-at shqiptarë, por në të vërtetë vetëm labeli Threedots është pjesë e VEVO dhe ka një kanal të tijin në këtë platformë.

Blitz.al ka mësuar se një tjetër label shqiptar do të bëhet pjesë e VEVO dhe bëhet fjalë për labelin OTR Records të reperit Noizy.

Nuk dihet akoma se kur drejtuesit e këtij labeli do të firmosin me platformën e njohur, por kjo gjë padyshim është një hap i madh për tregun tonë muzikor.

Kujtojmë se pak muaj më parë, Noizy ishte po i njëjti reper që u bë pjesë e njërës prej kompanive themeluese të VEVO, Universal Music.

vevo

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme